Puno me ne

Nëse keni qënë tek Artigiano, besoj e keni parë që ne argëtohemi duke bërë atë që bëjmë. Nëse akoma nuk keni ardhur ndonjëherë, atëherë çfarë po prisni? Ne besojmë fort se suksesi i një restoranti varet nga disa faktorë, ku një nga faktorët më të rëndësishëm është stafi. Prandaj ajo që ne po kërkojmë janë njerëzit më cool. Nëse mendoni që dini diçka për restorantet; nëse keni karizëm me bollëk; nëse vdisni për pizza po aq sa edhe ne; nëse i njifni përmendësh të gjitha llojet e pastave; nëse mendoni se kjo mund të jetë mundësia juaj e jetës; ose thjesht nëse besoni fort tek vetja që mund ta bëni këtë punë; atëherë mos e mendoni më…na shkruani.
Ne po kërkojmë njerëz me të paktën një cilësi të jashtëzakonshme, kështu që na dërgoni CV-në tuaj dhe na thoni çfarë ju bën të jashtëzakonshëm. Edhe nëse nuk mendoni që keni ndonjë cilësi të jashtëzakonshme, përsëri na shkruani. Ne jemi një skuadër me moshë mesatare 25 vjeç, brenda të cilës ka mundësi të trajnoheni dhe të rriteni. Disa janë rritur për tu bërë kuzhinier të parë ose picier brenda një kohe të shkurtër. Nëse kjo ju duket tërheqëse, jepini…

Kërkohen

FINANCIER/ E me përvoje

Kualifikimet dhe aftësite e kërkuara:
• Së paku 3 vjet përvojë në Financë.
• Njohuri të thelluara të Fin5
• Kualifikimi arsimor ne Finance dhe Kontabilitet
• Eksperiencë e provuar ne punë të ngjashme dhe aftësi për të përmbushur afatet e kërkuara.
• Aftësi për të zgjidhur çështje taktike me anë të këshillimit strategjik.
• Njohuri të gjuhës italiane dhe angleze.
•Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur.

Përgjegjësitë:
• Realizon Kontabilizime mujore dhe pergatit cdo raport tjeter specifik qe kerkohet.
• Kontrolli mujor i librave te shitjes dhe blerjes.
• Hedhje te dhenash per kontabilitetin ne Fin5.
• Rregjistrimi i veprimeve te bankes dhe arkes, dhe kontrolli dokumentacionit te pagesave.
• Mbikqyrja e kontratave dhe marrëdhënieve financiare me furnizuesit dhe klientët.
• Miremban dosjen e klienteve duke pergatitur raporte periodike ne lidhje me kostot dhe investimet e realizuara.
• Pasqyron te dhenat ne programin financiar, duke kontrolluar kontratat, faturat dhe veprimet bankare.
• Mbështetja e menaxherit të përgjithshëm me raportimin dhe analizën financiare dhe raporteve të kërkuara
• Përfaqësimi i kompanisë dhe menaxhimi i marrëdhënieve me palët.
• Menaxhimi i një ekipi prej mbi 5 personash arketare.

Roli: Kandidati/e i suksesshëm do të menaxhojë të gjitha funksionet financiare
dhe do të jetë përgjegjës për shëndetin e përgjithshëm financiar të kompanisë.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar, të dërgojnë aplikimin e tyre në: artigianotirane@hotmail.com

Hostess

Hostess-i është vajza pritëse tek dera. Ajo është kontakti i parë që klienti ka me restorantin. Ne kërkojmë vajza energjike, të organizuara, me buzëqeshjen mbi fytyrë. Mirësjellja dhe menaxhimi i mirë i çdo situate janë aftësitë që na duhen. Komunikimi në anglisht dhe italisht janë të nevojshme duke qënë se mirëpresim shumë klientë të kombësive të ndryshme.

Shef Salle

Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë e shefit të sallës janë:
– Përgjegjësi për optimizimin e proçesit të punës
– Rritja e kënaqësisë së klientit
– Pastërtia dhe rregulli në sallë
– Kontrolle periodike të higjenës
– Menaxhimi i turneve dhe orareve të stafit
– Trajnimi periodik i stafit për të transmetuar frymën dhe filozofinë e Artigiano-s
– Përgatitja e raporteve të kërkuara për performancën
Ne kërkojmë persona me shumë vite eksperiencë në shërbim. Eksperiencat e fituara jashtë shtetit janë të mirëpritura. Nëse jeni i organizuar, energjik, dini të menaxhoni mirë skuadrën, mos hezitoni të na dërgoni CV-në tuaj. Komunikimi në anglisht dhe italisht janë të nevojshme duke qënë se mirëpresim shumë klientë të kombësive të ndryshme

Kamarier / Kamariere

Disa nga cilësitë që po kërkojmë janë:
– Etikë në komunikim
– Korrektesë në zbatimin e detyrave
-Aftësi për të punuar në grup
– Preçizion dhe memorizim i mirë i menusë se restorantit dhe menusë së verërave
– Eksperiencë pune në restorante (eksperiencat e fituara jashtë shtetit janë të mirëpritura)
– Ndjekja me rigorozitet e detyrave të dhëna nga shefi i sallës
– Standart të lartë të etikës personale në punë
Nëse jeni i organizuar, energjik, dini të menaxhoni mirë skuadrën, mos hezitoni të na dërgoni CV-në tuaj. Komunikimi në anglisht dhe italisht janë të nevojshme duke qënë se mirëpresim shumë klientë të kombësive të ndryshme.
Ne jemi një skuadër e re në moshë por me dëshirë të madhe për të përparuar profesionalisht. Apliko edhe ti që të bëhesh pjesë e jona!

Kuzhinier / Kuzhiniere

Disa nga cilësitë që po kërkojmë janë:
– Një pasion i madh për të mësuar
– Ambicie
– Standart të lartë të etikës personale në punë
– Preçizion dhe memorizim i mirë i proçeseve të punës
– Eksperiencë e gjatë pune në kuzhinë (eksperiencat e fituara jashtë shtetit janë të mirëpritura)
– Ndjekja me rigorozitet e recetave të dhëna
Tek Artigiano do të keni mundësi të mësoni shumë duke punuar në krah të chef-it. Do shikoni teknika inovative gatimi por edhe do të menaxhoni situata me ngarkesë pune në kuzhinë. Ne jemi një skuadër e re në moshë por me dëshirë të madhe për të përparuar profesionalisht. Apliko edhe ti që të bëhesh pjesë e jona!

Gati
për të
punuar
me ne?