Villa

Dy vjet pas hapjes së Artigianos në Bllok, njerëzit që prisnin përditë në rradhë për një tavolinë, vazhdonin të shtoheshin, jo vetëm në fundjavë por edhe gjatë javës. Vlerësimi i klientëve për ushqimin tonë, na bëri të mendojmë për të hapur një restorant tjetër. Dhe ne vendosëm ta bënim ‘a la grande’.
Në 2015, gjetëm një vilë të stilit toskan, ndërtuar në vitet ’40, për një familje aristokrate të kohës. Ne ndjemë aty magjinë e drurit të vjetër, e pllakave të dekoruara, e xhamave të pikturuara me dorë, e pemës së jargavanit që lulëzon çdo pranverë në oborr. Duke ruajtur hijeshine e vilës, e rikonstruktuam tërësisht, për ta trasformuar në një restorant sharmant. Artigiano Vila hapi dyert në maj 2015!
E si të mos përmendim tarracën e Vilës (hapur nga prilli deri në nëntor) ku nën hijen e pemëve të blirit dhe pamjes së bukur të Tiranës, ushqimi merr një tjetër shije.
Artigiano Vila ruan identitetin tonë artizanal. Aty do të gjeni pastat e freskëta për të cilat njihemi, antipasta të traditës, pizza me furrë druri dhe mishrat më të zgjedhur (mos lini pa provuar Bistecca alla Fiorentina, që shërbehet në tavolinë në zgarë të nxehtë sipas traditës së Toskanës). Për ta bërë gjithçka më të shijshme, janë 192 etiketat tona të verërave dhe birrave nga prodhuesit më të mirë.
Tek Artigiano, ne shërbejmë me pasion ushqimin e mirë, atë të vërtetin, atë që gatuhet me dashuri dhe vjen në tavolinë me buzëqeshje!

Rezervim

Për të evituar pritjet, ju lutem rezervoni me parë tavolinën tuaj në

Adresa

Rr. Papa Gjon Pali II, ish Vila Logoreci (pas Piramidës), Tiranë

E Hënë

12:00 - 00:00

E Martë

12:00 - 00:00

E Mërkurë

12:00 - 00:00

E Enjte

12:00 - 00:00

E Premte

12:00 - 00:00

E Shtunë

12:00 - 00:00

E Dielë

12:00 - 23:30

Tutto e fatto
in casa. E Basta.*

*Menuja mund të ndryshojë.
Në varësi të sezonit.

Pse nuk rezervon?



Për të evituar pritjet, ju lutem rezervoni me parë tavolinën tuaj në:

 

+355 67 600 0480

+355 67 208 4830