Bllok

Artigiano hapi dyert në shkurt 2013, në një nga zonat më të njohura në Tiranë, tek Libri Universitar, në hyrje të Bllokut. Shumë shpejt u bë një nga vendet më IN në Tiranë, i vizituar kryesisht nga të rinj dhe nga ata që kërkonin një pastë të mirë apo një ‘vera pizza italiana’ të pjekur në furrë druri.
Artigiano do të thotë artizan, mjeshtër, dikush që bën gjëra me dorë sipas traditës. Pastat, buka, vaji i ullirit, ëmbëlsirat, salcat, gjithçka përgatitet në mënyrë artizanale, me përkushtim ndaj traditës dhe dëshirë për të evoluar brenda saj.
Pastat e freskëta të shtëpisë, dhe sidomos raviolit të mbushura me ricotta e spinaq dhe salcë tartufi, mbushin përditë tavolinat tona me klientë të lumtur. Furra me dru, nxjerr që nga dita e parë e ndezjes, pa pushim, pizza të shijshme që u bënë shpejt të famshme në qytet. Pizza me mozzarella Burrata, pizza me Philadelphia dhe tartuf, pizza me Nutella apo edhe pizzat me forma të reja (pizza Stella, Mickey Mouse për fëmijët) janë pizzat që i bëjnë klientët të udhëtojnë me shije në Itali.
Italia është vendi nga ne marrim jo vetëm produktet tona (mozzarella dhe djathrat e tjerë, sallamërat, miellin dhe përbërës të tjerë) por edhe frymëzimin e recetave tona dhe stafin për t’i përgatitur ato. Menuja ndryshon në bazë të sezonalitetit të produkteve, për të sjellë në tavolinë atë që dimë të bëjmë më mirë: një pjatë të shijshme dhë të vërtetë, një pjatë që të shkon drejt e në zemër!

Rezervim

Për të evituar pritjet, ju lutem rezervoni me parë tavolinën tuaj në

Adresa

Rr. Abdyl Frasheri, Tirane (Kryqezimi Librit Universitar )

E Hënë

12:00 - 00:00

E Martë

12:00 - 00:00

E Mërkurë

12:00 - 00:00

E Enjte

12:00 - 00:00

E Premte

12:00 - 00:00

E Shtunë

12:00 - 00:00

E Dielë

12:00 - 23:30

Tutto e fatto
in casa. E Basta.*

*Menuja mund të ndryshojë.
Në varësi të sezonit.

Pse nuk rezervon?



Për të evituar pritjet, ju lutem rezervoni me parë tavolinën tuaj në:

 

+355 69 20 92 358

+355 69 20 92 798