Është historia
e një skuadre

Një histori e mirë fillon gjithonë me “Na ishte një herë…”

E jona, fillon me: “Na ishte një herë një njeri që pati një vizion…”


Historia në detaje



Një histori e mirë fillon gjithonë me “Na ishte një herë…”
E jona, fillon me: “Na ishte një herë një njeri që pati një vizion…”
Në vizionin e tij, ‘Artigiano’ nuk do të ishte thjeshtë një biznes në Bllok – por do të ishte fillimi i diçkaje të madhe; për të, Artigiano nuk do të ishte thjeshtë një restorant ku njerëzit do të hanin – por do ishte një vend ku ata të ushqeheshin; për të Artigiano nuk do të ishte një vend ku shërbehet mirë – por do të ishte një vend ku të vlerësojnë dhe gëzohen që të shikojnë; për të, ‘Artigiano’ nuk do të ishte thjeshtë një brand, por do të ishte ajo që e përfaqësonte më së miri.
E dinte mirë se nuk do të mund t’i jepte jetë këtij vizioni i vetëm, kështu që gjeti një skuadër që e pa dhe e dëshiroi njësoj si ai, krijimin e atyre që u kthyen në restorantet e preferuara të qindra të rinjve të Tiranës.
Artigiano do të thotë artizan, dikush që punon me duar për të krijuar. Kështu që secili nga ne, vuri të dyja duart për të bërë punën që dashurojmë që prej ditës së parë. Artigiano është historia e një skuadre kuzhinierësh, picierësh, kamarierësh që përveshën mëngët, u dedikuan totalisht, dhe menduan vetëm për të kënaqur sa më shumë klientë.
Si mund t’i kënaqnim klientët tanë nëse s’i ofronim ushqim të vërtetë, të freskët, të mirë? Kështu, pastat vendosëm t’i bënim vetë, çdo mëngjes. Po kështu, poqëm edhe bukën në furrën tonë me dru. Prodhuam vaj ulliri ekstra të virgjër me ullinjtë e bregdetit te Jugut. Mishi, djathërat, sallamërat, perimet dhe çdo produkt tjeter, i zgjodhëm duke pasur përherë në mendje cilësinë e parë. Provuam dhjetëra receta picash të reja, përveç shijeve klasike dhe futëm për herë të parë në Tiranë pizza me mozzarella Burrata, pizza me Philadelphia dhe tartuf, pizza me Nutella e shumë të tjera, sipas eksperiencës që picierët tanë kishin marrë në Itali.
Suksesi erdhi gradualisht, dhe na shpërbleu për gjithçka. Çdo kompliment që merrnim, na jepte kurajo, çdo klient që rikthehej, ishte për ne, një fitore. Të mbushnim tavolinat çdo ditë, ishte një ëndërr e bukur e bërë realitet.
Sot, Artigiano është një emër i mirënjohur në Tiranë. Ne vazhdojmë të punojmë si skuadër me të njëjtin motivim. Ne kemi akoma dëshirë të përmirësohemi dhe të sfidojmë veten. Ne shpresojmë që ta ndjeni këtë pasion në secilën nga pjatat tona.